Një "numër shumë i vogël" i kompjuterave Apple MacBook Air 2018 kan një problem me bordet e tyre logjike dhe kompania do të zëvendësojë komponentët falas, sipas dokumenteve të shikuara nga 9to5Mac .
Faqja zbulon se disa modele 13 inç Retina 2018 MacBook Air kanë një problem me bordet e tyre logjike. Në njofimi thuhet se çështja ka të bëjë me fuqinë, dhe 9to5Mac ka gjetur se disa përdorues janë ankuar se pajisjet e tyre që nuk po punojn më.
Kompania njoftohet se do të dërgojë e-mail tek konsumatorët e pajisjeve të prekura, duke i drejtuar ata për t'i çuar ato në dyqanin më të afërt të Apple ose në tregtarin e autorizuar për t'u inspektuar. Nëse personeli i Apple zbulon se ka një problem, ai do të zëvendësojë bordin e logjikës falas për katër vjet pasi pajisja fillimisht ishte blerë.
www.eklips.al